Osmani udhëton drejt Singaporit për Forumin Ekonomik të Bloomberg-ut

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Singaporit për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Bloomberg-ut dhe pritet të ketë edhe takime me përfaqësues të lartë shtetëror të Singaporit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor, gjatë së cilës, do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, gjatë qëndrimit në Singapor, Osmani do të pritet në takim nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugartnam dhe nga kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekomomik të Bloombergut në Singapor, ku do të jetë ndër folëset kryesore në këtë forum.

Forumi Ekonomik i Bloomberg-ut është ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në botë, i cili mbledh CEO nga kompanitë më të suksesshme botërore dhe liderë politikë, për të diskutuar tejkalimin e sfidave globale në fushën e ekonomisë dhe krijimin e partneriteteve te reja.

Gjatë kësaj vizite, Osmani bashkë më bizneset kosovare prezente në Bloomberg, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit.

Në këtë tryezë, ajo do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës dhe së bashku me bizneset kosovare do t’i përgjigjen interesimit të bizneseve të Signaporit.

Ndër të tjera, Osmani është ftuar të marrë pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, që mbahet nën patronatin e Princit William të Wales-it, ceremoni kjo që i dedikohet agjendës së gjelbër.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika