Paga e këshilltarit të Gërvallës, Tahiri: Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e mashtrimit politik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për pagën e këshilltarit të ministres Donika Gërvalla mbi 7 mijë euro në muaj, ka thënë se "heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pasi një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës paguhet mbi 7 mijë euro në muaj.

Tahiri ka thënë se “heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik”.

“Një qeveri e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik. Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik. Folni mos shuni”, ka shkruar Tahiri.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, lidhur me këtë çështje ka thënë se vlera e 7 mijë e 500 eurove nuk është pagë mujore, por, sipas saj, është një shumë modeste për lobimin që Gani Jakupi e bën.

Lexo dhe: Gërvalla e quan modeste shumën prej 7 mijë e 500 eurosh që e merr Gani Jakupi

“Me këtë shumë modeste që nuk është pagë mujore është shumë modeste për gjithë lobimin që bën. Ai nuk është këshilltar i imi, ai ka një kontratë. Më vjen keq që Gani Jakupi përballet me një fushatë të tillë”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika