Pakënaqësitë mes MD-së dhe KGJK/KPK-së, gjyqtarët duan pensionim në moshën 70 vjeçare

Edhe një herë tjetër ka pasur krisje raportesh mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KGJK-së e KPK-së, këtë herë për ligjin për statusin e gjyqtarëve. Kërkesat e Këshillave të sistemit të drejtësisë po u duken të paarsyeshme MD-së dhe anasjelltas, kërkesat e MD-së institucioneve të drejtësisë

“Duan të zgjasin pesnionimin deri në moshën 70 vjeçare” ishte deklarata e zv ministrit të drejtësisë për gjyqtarët, Vigan Qorollit që alarmoi se mes institucioneve të drejtësisë ka sërish krisje.

Edhe një herë tjetër janë paraqitur mospajtimet mes MD-së e Këshillit Gjyqësor e Prokurorial.

Sigurimi shëndetësor, pensionimi i parakohshëm dhe i zgjatur deri në moshën 70 vjeçare,  pensionimi suplementar që i siguron atyre pas pensionimit një pagë të majme, janë problematikat që sipas MD-së nuk po tejkalohen, e të gjitha këto janë pjesë e draftit të Ligjit për statusin e gjyqtarëve, që e kanë hartuar dy këshillat.

“Përderisa ne si MD mendojmë që duhet të jetë një ligj i vecantë për integritetin kpk dhe kgjk nuk mendojnë kështu…Kgjk dhe KPK pothuajse e kushtëzuan punëtorinë dhe reformën pa u definu këto cështje, dhe realisht e kushtëzuan me privilegjet e tyre financiare, kjo mbetet për ne e papranueshme”, tha
Genc Nimoni-  Shef i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë.

Por, kryesuesi i KGJK-së, thotë se atë që kanë propozuar ishte veç një draft preliminar e jo vendim final, për të cilin mund të diskutohej veçse këmbëngulin që një ligj duhet t’i përfshijë të gjitha çështjet. 

“Të gjithë ata që nuk e kuptojnë që pjesë e statusit të gjyqtarëve është pjesa e rekrutimit t gjyqtarit, zhvillimit në karrierë, cështja e avancimit dhe pensionimit, në fakt nuk kanë ide se cfarë është statusi i gjyqtarit, nuk mund të diskutohet për sttausin e gjyqtarit pa këto cështje, tani cilin model mund të zgjedhim, se a duhet të pensionhen në 65, 67 apo 70 kkjo është cështje që vendoset nga vlerësimi i përbashkët”, tha Albert Zogaj – Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Po të njëjtin shqetësim e kanë në KPK.

“Me këtë rast, përveç mospajtimit për zgjatjen e pensionimit mbi moshën 65-vjeçare të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Ministria e Drejtësisë ka theksuar me këmbëngulje se nuk do të diskutojë fare as për çështjen e sigurimit shëndetësor jetësor të prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjë që është një kërkesë legjitime për rregullimin e statusit të tyre. Pra, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë pajtuar që të përfshihen në legjislacionin e propozuar këto çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, përfshirë edhe pensionin suplementar dhe imunitetin e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, thonë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, presin kompromise nga të dyja palët dhe përfshirje të ambasadave e shoqërisë civile.

“Zgjidhja më e mirë është ti kthehemi grupeve punuese edhe MD-ja edhe akterët e sistemit të drejtëissë, kgjk dhe kpk, dhe në nivel të diskutimeve të trajtohet kjo cështje që të ballafasqohen arguementet”, tha Lavdim Makshana Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Për të vazhduar reforma e përbashkët e drejtësisë, KGJK-ja nuk pranon ligj të veçantë për integritetin pa u përfshirë statusi i gjyqtarëve, ndërkaq Ministria e Drejtësisë i ka bërë thirrje Këshillave që të marrin pjesë në punëtori dhe të shkojnë sipas deklaratës së përbashkët të zotimeve.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika