Pantina: Angazhimi i SHBA-ve në dialog lajm i mirë për Kosovën

Për dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pikëpamje të ndryshme se si duhet të përfundojë sipas analistes Shqipe Pantina. Ajo ka thënë se BE-ja thotë me normalizim të marrëdhënieve ndërsa, SHBA-ja me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

 





Analistja Shqipe Pantina ka folur në lidhje me vizitën e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Gabriel Ecobar në Kosovë. Ajo këtë vizitë po e sheh si një angazhim të shtuar të ndërkombëtareve për ta zgjidhur çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Pantinës ky angazhim është duke u bërë me qëllimi që t’i jepet epilog problemi të ngrirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Lajm i mirë është se SHBA-të kanë marrë një rol me pro-aktiv në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndonëse këtë proces zyrtarisht e ndërmjetëson Bashkimi Evropian”, ka thënë Pantina në FIVE në RTV Dukagjini.

Pantia ka shtuar se nëse ka ndonjë dokument të cilin do ta sjellë Escobar, nuk është lajm i mirë për Kosovën, ”sepse kjo do të thotë se ende nuk ka një qëndrimi të unifikuar në mes të SHBA-ve dhe shteteve të Bashkimit Evropian sa i përket zgjidhjes finale të problemit të konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se ka dallime në mes të deklaratave të zyrtarëve të SHBA-ve dhe zyrtarëve të BE-së, pasi zyrtarët e SHBA-ve sipas Pantinës, problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë e shohin me njohje të ndërsjellët por, ndryshe mendojnë për të zyrtarët e BE-së, pasi ata thonë që procesi duhet të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve në mes palëve.

 





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika