Papa Françesku përdori një term nënçmues për homoseksualët në Konferencën e Ipeshkvijve

Papa Françesku raportohet se ka përdorur gjuhë jashtëzakonisht poshtëruese, që mund të ketë një ndikim të thellë në mënyrën se si perceptohet qëndrimi i tij ndaj homoseksualëve.

Kur u pyet në Konferencën e Ipeshkvijve Italianë nëse homoseksualët tani duhet të lejohen të stërviten për priftëri për sa kohë që qëndrojnë beqarë, Papa Françesku tha se nuk duhet.

Më pas besohet se ai ka vazhduar duke thënë në italisht se në Kishë kishte tashmë një ajër të tepërt të frociaggine, që përkthehet si një fyerje dhe nënçmim.

Edhe pse ishte një takim që ndodhi me dyer të mbyllura, komentet e raportuara të Papës u përcollën fillimisht në faqen e tabloidit italian, Dagospia.

Agjencitë e tjera italiane të lajmeve kanë konfirmuar që atëherë fjalët e Papës duke cituar burime të shumta. Ka pasur tronditje nga fjalori u Papës në këtë takim privat, veçanërisht pasi ai shpesh ka folur publikisht për respekt ndaj homoseksualëve, raporton topchannel.

Përkrahësit progresivë të Papës kanë argumentuar se Papa Françesku ka ndryshuar tonin e qëndrimit të Kishës.

Kur u pyet për homoseksualët në fillim të papatit të tij, ai u shfaq në krye të medieve duke u përgjigjur: Kush jam unë për të gjykuar?

Kohët e fundit ai krijoi habi në mes të tradicionalistëve katolikë, duke thënë se priftërinjtë duhet të jenë në gjendje të bekojnë çiftet e të njëjtit seks në disa rrethana dhe ka folur shpesh për homoseksualët që janë të mirëpritur në Kishë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika