Papa Leo i udhëhoqi besimtarët katolikë në mbarë botën drejt festës së Pashkëve, gjatë Meshës së vigjiljes të mbajtur të shtunën në mbrëmje në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke u bërë thirrje njerëzve të mos mpaken nga përmasat e konflikteve globale, por të angazhohen për paqe.
Leo, i cili së fundmi është shfaqur si një kritik i hapur i luftës në Iran, theksoi se mosbesimi dhe frika kanë “dobësuar lidhjet mes njerëzve përmes luftës, padrejtësisë dhe izolimit të popujve dhe kombeve”.
“Mos lejoni që të paralizohemi!”, apeloi Papa i parë amerikan gjatë kësaj shërbese që shënon një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin katolik, kur sipas Biblës, Jezusi u ringjall nga të vdekurit.
Gjatë ceremonisë, ai nuk përmendi konflikte konkrete, por pagëzoi edhe 10 të rritur që iu bashkuan besimit katolik.