Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shktatoi aksidentin në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Të shtunën e 30 korrikut, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që shoferi i autobusit, i cili shkaktoi aksidentin në magjistralen Podujevë-Prishtinë, të mbajë një muaj paraburgim duke u bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”

Pamje të aksidentit në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Të shtunën e 30 korrikut, Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokuroritë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.I, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit i caktohet masa e paraburgimit  në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për RTV Dukagjini, lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore thuhet se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit F.I gjendet në liri ekziston rreziku se ai mund t’i asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale.

Pamje nga aksidenti i rëndë në magjistralen Podujevë – Prishtinë ku vdiqën dy persona

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika