Paralajmërohet vazhdimi i dialogut “në ditët dhe javët në vijim”

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë një përmbledhje të aktivitetit të tij prej ndërmjetësuesi në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se planifikon që bisedimet të vazhdojnë “në ditët dhe javët në vijim”.

Duke përmbledhur punën e tij këto ditë, dhe duke përmendur takimet që pati me kryenegociatorët të enjten, Lajçaku ka shkruar në Facebook se pret rezultate të shpejta.

“Të enjten, kam pritur dy kryenegociatorët në Bruksel. Kemi diskutuar disa çështje – Statutin, planin e zbatimit, energjinë, targat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur. Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në sërë çështjes në agjendën tonë të dialogut dhe pres veprime pasuese shpejt. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka shkruar ai.

Lajçaku po ashtu ka folur për takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Sebri. Ka thënë se kanë diskutuar për vazhdimin e përpjekjeve për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes bazë.

Lajcak ka treguar se kanë diskutuar për një nuMër çështjesh, përfshirë Statutin, planin e zbatimit, energjinë, tabelat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur.

Ai ka thënë se është bërë përparim në disa çështje dhe se pret një vazhdim të shpejtë të negociatave duke treguar se ka plan që bisedimet t’i vazhdojë në ditët dhe javët në vijim.

“Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të Dialogut dhe pres një vazhdim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka paralajmëruar Lacjak.

Emisari i BE-së ka përmendur edhe takimin që ka pasur në Bruksel me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Të mërkurën pata një takim të dobishëm me liderin e partisë opozitare të Kosovës, PDK-së, Memli Krasniqi. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën  të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Miroslav Lajcak.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika