Partitë shqiptare të Luginës bashkohen për zgjedhjet në Serbi, garojnë me numrin 17

Të gjitha partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës janë bërë bashkë në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke garuar si “Koalicioni Shqiptar”.

Në materialin promovues të koalicionit, që mban numrin 17, qytetarëve u bëhet thirrje të votojnë për përfaqësimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Një rrugë drejt vendlindjes, një zë për të ardhmen!”, është mesazhi që shoqëron thirrjen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Materiali u drejtohet edhe bashkatdhetarëve, përmes simbolikës së kthimit në vendlindje dhe hedhjes së votës, nën thirrjen: “Voto për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë!”.

Bashkimi në një listë të vetme i vendos partitë shqiptare të Luginës në një garë të përbashkët për përfaqësim në Kuvendin e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një takim të përbashkët me të gjithë liderët shqiptarë të Luginës kishte arritur që t’i bëjë bashkë që të garojnë në një listë të vetme shqiptarët për zgjedhjet në Serbi.

Ky bashkim i kishte penguar Aleksandër Vuçiqit.

Vuçiq alarmohet: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika