Pas 7 vitësh rikthehet “X Factor Albania”

Dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të rikthejnë pas shtatë vjetësh spektaklin e këngës “X Factor”

Që prej vitit 2015, kur fituese u shpall Edea Demaliaj, vajza e këngëtarit të ndjerë të “Djemtë e Detit” Gent Demaliaj, X Factor nuk kishte vazhduar më.

Lajmi që spektakli do të vazhdojë së shpejti u zbulua nga vetë moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, gjatë programit “Në Kurthin e Piter Pan”.

Alketa Vejsiu një javë më parë në rrjetin social Instagram në një postim, pyeti ndjekësit nëse donin apo jo të rikthehej “X Factor”.

 

Moderatorja u ka bërë thirrje të gjitha talenteve që mendojnë se kanë zë dhe munden të këndojnë, të bëhen gati, pasi  “X Factor” do t’i rikthehet Tv Klanit.

Veç kësaj, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë edhe spektakli i kërcimit “Dance With Me”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika