Pas dëmtimit të mbi 35 milionë eurove, të martën AKK-ja padit MASHT-in dhe MSH-në

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komuna të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se niveli qendror kishte nënshkruar kontrata kolektive, mirëpo barra financiare u kishte rënë komunave. Ai ka thënë se nga dy ministritë janë dëmtuar mbi 35 milionë euro

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komuna të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë do të paditen nga komunat pasi këto thonë se nga dy ministritë janë dëmtuar mbi 35 milionë euro.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komuna të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se niveli qendror kishte nënshkruar kontrata kolektive, mirëpo barra financiare u kishte rënë komunave. Si rrjedhojë, sipas Ibrahimit, komunave u ka dalë problem.

“Në bazë të analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës, vlerësohet se dëmi i cili i është shkaktuar komunave me zbatimin e kontratave kolektikve duke iu marrë mjetet financiare komunave, është mbi 35 milionë euro dhe ne u kemi kërkuar dhe do të kërkojmë përsëri që këto mjete t’iu barten komunave në mënyrë që projektet kapitale, të cilat janë të parapara të zbatohen me këto mjete financiare të gjejnë zbatim”, ka thënë Ibrahimi për KP.

Ndër të tjera, sipas tij, niveli qendror ka ndaluar shumë projekte të parapara për t’u funksionalizuar si shkak i mosfunksionimit të bordit të OSHP-së.

Tutje, ai ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe për të cilën ka thënë se Qeveria e Kosovës do të krijojë një ekip që do të fillojë hartimin e statutit të këtij mekanizimi, hartim ky që do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq, një shqetësim është ngritur nga ana e drejtorit Ibrahimi lidhur me furnizimin e artikujve shkollor.

“Me dijenin tonë, vetëm në një komunë janë dërguar librat shkollor dhe po presim që furnizimi me librat shkollor të ndodhë edhe në komunat tjera sepse koha është jashtëzakonisht e shkurtër”, ka thënë Ibrahimi gjersa ka theksuar se pret që MASHT-I të veprojë seriozisht dhe jo si vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika