Pas numërimit të votave, shqiptarët pa asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë

Pas procedimit të 98,49 për qind të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët nuk do të përfaqësohen në parlament.

Dy listat shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e fundit, nuk kanë arritur deri në votat e mjaftueshme që të kenë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Lista ”Koalicioni i Shqiptarëve” i Shaip Kamberit ka marrë deri më tani besimin e 0.26 për qind të qytetarëve, gjegjësisht 9 mijë e 651 vota, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë deputet.

Gjithashtu, edhe lista tjetër ”Alternativa për Ndryshim” e kryesuar nga Shqiprim Arifi, ka marrë besimin e shumë pak votuesve, me 0.09 për qind apo 3 mijë e 273 vota, që do të thotë se do të mbetet jashtë Kuvendit.

Shaip Kamberi para disa ditësh pati deklaruar se shqiptarët synojnë të kenë së paku tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi, gjithashtu pas rezultateve, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke kërkuar të përsëriten zgjedhjet në Luginën e Preshevës, pasi që sipas tij, ky proces nuk ishte i lirë dhe as demokratik.

Sipas Kamberit, zgjedhjet e 3 prillit në Serbi u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.

”Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”, ka thënë Kamberi.

Për procesin e zgjedhjeve në Serbi ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe eurodeputetja Viola von Cramon, ku kjo e fundit kishte thënë se zgjedhjet në Serbi nuk kanë qenë as të lira, as të drejta.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika