Pas rritjes së tensioneve, liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit takohen në Bruksel

Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan më 14 maj në Bruksel për bisedime

Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan më 14 maj në Bruksel për bisedime, në mes të rritjes së tensioneve në kufirin mes dy shteteve.

Të dyja shtetet, për vite të tëra kanë përplasje lidhur me kontrollin e një rajoni të diskutueshëm.

Bisedimet midis kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, u ndërmjetësuan nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ky është takimi i pestë mes liderëve që ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë.

Michel ka zhvilluar bisedime dypalëshe me Pashinyanin të shtunën mbrëma, ndërkaq me Aliyevin është takuar mëngjesin e së dielës, shkruan REL.

Bisedimet mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit vijnë disa ditë pas shpërthimit të dhunës në kufirin mes këtyre dy shteteve të Kaukazit.

Të premten, Qeveria armene njoftoi se një ushtar armen u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga forcat azerbajxhanase.

Të enjten, një ushtar azerbajxhanas u vra dhe katër ushtarë amenë u plagosën gjatë përleshjeve.

Pashinyan akuzoi Azerbajxhanin se po tenton “të minojë bisedimet” në Bruksel dhe tha se “ka pak” shanse për nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes gjatë takimit me Aliyevin.

Këto dy shtete fqinje kanë zhvilluar dy luftëra ndërmjet vete në fund të viteve ’90 dhe më 2020 mbi kontrollin e Nagorno Karabakut, një rajon malor, i banuar kryesisht nga armenët etnikë, që u mor nga kontrolli i Azerbajxhanit mbi tri dekada më parë.

Pas një lufte të shkurtër, Azerbajxhani rimori territorin e këtij rajoni më 2020, por Bakuja dhe Jerevani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Që atëherë, paqeruajtësit rusë janë dislokuar në Nagorno Karabak, por Armenia është ankuar se prania e rusëve nuk po ka efekt.

Tensionet janë rritur së fundmi pasi Bakuja më 23 prill njoftoi se kishte vendosur pikën e parë të kontrollit rrugor në hyrje të korridorit Laçin, që është rruga e vetme që lidh Armeninë me rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky korridor veçse është përballur me bllokada, gjë që kanë shkaktuar që banorët e rajonit të kenë mungesa të furnizimeve dhe reduktime të energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika