Pavarësisht dëmeve ekonomike, BE-ja kërkon të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

Ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba pritet t'u drejtohet 27 ministrave të BE-së me ç'rast do të kërkojë më shumë sanksione, më shumë armë dhe një linjë të vazhdueshme të ashpër ndaj Rusisë. BE-ja shprehet e gatshme të ndihmojë dhe pritet të miratoj 500 milionë euro të tjera

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten jashtë selisë së Komisionit të BE-së, në Bruksel

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që të tregojnë se blloku mund të ruajë mbështetjen e tij financiare dhe ushtarake për Ukrainën, pavarësisht ndikimit serioz që kjo e fundit ka pasur dhe vazhdon të ketë në BE, pesë muaj pas pushtimit të Rusisë.

Pritet që ministrat e jashtëm të miratojnë 500 milionë euro të tjera (504.35 milionë dollarë) të fondeve të BE-së për furnizimin me armë për Ukrainën, duke e çuar mbështetjen e sigurisë së bllokut në 2 miliardë euro.

Ndër të tjera, ata janë afër marrëveshjes së ndalimit të importit të arit rus, transmeton “Reuters“.

“Ne duhet të mbështesim Ukrainën,” ka thënë Zëvendësministri suedez i Jashtëm, Robert Rydberg.

“Suedia do të ngrejë rëndësinë e marrëveshjes për një paketë të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Ne gjithashtu do të ngremë rëndësinë e vazhdimit të forcimit të masave kufizuese kundër Rusisë,” ka thënë ai duke shmangur detajet.

Të hënën, Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba do t’u drejtohet 27 ministrave të BE-së përmes video-konferencës dhe diplomatët e BE presin që ai të kërkojë më shumë sanksione, më shumë armë dhe një linjë të vazhdueshme të ashpër ndaj Rusisë.

“Ne nuk do të ndalojmë së mbështeturi Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë,” u tha gazetarëve pas mbërritjes shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili kryesonte takimin e së hënës.

Por, pas pesë raundeve të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë në Evropë dhe një lufte që as Ukraina dhe as Rusia nuk mund ta fitojnë lehtësisht, Borrell tha se po bëhej më e vështirë për të mbajtur ndjenjën e urgjencës.

“Ne duhet të kemi durim strategjik,” ka thënë ai, duke shtuar se shpresonte për një marrëveshje me Rusinë këtë javë për të çliruar eksportet e bllokuara të drithërave ukrainas.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika