PDK kërkon Komision Hetimor për zhdukjen e mostrave të Deharit dhe borxhet e kompanive ambalazhuese të ujit

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka bërë thirrje për themelimin e një Komisioni Hetimor për të zbardhur çështjen e humbjes së mostrave në IML dhe “skandalin” e llogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit në Kosovë

Abelard Tahiri, PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nevojitet themelimi i Komisionit Hetimor për zbardhjen e rastit të humbjes së mostrave të Astrit Deharit në IML dhe llogaritjen e borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka theksuar se është e rëndësishme që të zbardhet çështja për humbjen e mostrave të Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe “skandali i llogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit”.

“Ne vazhdojmë të ngulim që në seancat e radhës propozimi ynë për themelimin e Komisionit Hetimor për zbardhjen e komplet kësaj ngjarjeje, për humbjen e mostrave, pastaj gjetjen e tyre, pra duhet të hedhet dritë dhe  të thirrën gjitha ata akter të cilët janë pjesë e IML-së që të japin versionin e tyre se si ka ardhur deri te kjo situatës që fillimisht të humbin mostrat ku qëndruan ato për një vit e gjysmë, dhe pastaj të kthehen sërish në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar ai.

“Dëme dhjetëra miliona euro për shtetin duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit”

“Nuk do të heqim dorë në asnjë rrethana nga themelimi i këtij Komisioni, sepse është mirë që qytetarët ta dinë të vërtetën për humbjen e këtyre mostrave për një vdekje të dyshimtë ka ngjallë shumë debat, protesta dhunë e kështu me radhë. Ndërsa, sot ata që është dashur të bënin më së shumti po fshehën, dhe ata me gjasë kanë edhe dorë në humbjen dhe më pas edhe kthimin e tyre. E për këtë, ky Komision Hetimor do t’i zbardhë shumë çështje që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe”, ka thënë tutje ai.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të trajtohet me një seancë të jashtëzakonshme apo debat parlamentar, por ka nevojë për një hetim të hollësishëm nga një Komision Hetimor.

“Javën e kaluar jemi njoftuar për një skandal të madh, pra për llogaritjen e borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet me një seancë të jashtëzakonshëm apo me ministrin në një debat parlamentar. Kjo çështje duhet të trajtohet me një Komision Hetimor”, ka thënë Tahiri i PDK-së.

Po ashtu, Tahiri ka bërë thirrje për intervistimin e deputetëve në kuadër të hetimit parlamentar për të trajtuar këto çështje të ndërlikuara që kanë prekur opinionin publik në Kosovë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika