Peci: Aprovohet programi për pagesa direkte në bujqësi

Ministëri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Faton Peci në një konferencë për media, ka thënë se përveç 50 milion euro për subvencione, nga tani është prezantuar programi në vlerë edhe për 26 milion të tjera në përkrahje të projekteve bujqësore

Sipas Pecit, ka thënë se me këto masa të mbështetjes synohet rritja e aftësisë konkurruese te sektorit argo-rural, rritja e produktivitetit në bujqësi, përmirësimi i sigurisë argo-ushqimore, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, si dhe përmirësimi i bilancit tregtar të produkteve bujqësore.

Ndryshe, Programi për Zhvillim Rural (PZHR) i vitit 2022 përfshinë disa masa si ”Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, industria agro-perpunese”, “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”, “Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – Qasja LEADER”.

Gjithashtu ministri Peci ka folur edhe për zbatimin e PZHR 2022 duke thënë se kjo procedurë do të zbatohet sipas legjislacionit në fuqi.

”Javën tjetër do të fillojë hartimi i Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij programi, si dhe do të miratohet pas realizimit të procesit konsultativ institucional dhe publik dhe pas përfundimit të të gjitha këtyre procedurave do të shpallen thirrjet për aplikim”, ka thënë ai.

ilustrimi

Me këtë projekte synohet të përmirësohet cilësia e ushqimit edhe mbikëqyrja e kafshëve, si dhe ngritja e kualitetit të jetës në zonat rurale.

ilustrimi

Kurse me nëntë mars, Ministria e Bujqësisë, përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve kishte siguruar rritje deri në 216 për qind.

Kjo ishte bërë e ditur në konferencën për media nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Faton Peci dhe Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të cilët e kishin shpalosur në detaje politikat bujqësore që parashihnin rritjen e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2022.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika