Peci kundër peticionit: Pse të na shkarkojë dikush tjetër

Kryetarit i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se është kundër nismës së peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave përmes nismës së peticionit, pasi nuk e sheh të arsyeshme shkarkimin nga “dikush tjetër”

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, 30 maj 2023.

Kryetarit i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, është shprehur kundër nismës së Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave përmes nismës së peticionit.

Ai ka thënë se preferon një marrëveshje ndryshe, meqë nuk e sheh të arsyeshme shkarkimin nga “dikush tjetër”.

Në një intervistë për KP, Peci shprehet optimist se do të dalë fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në katër komunat në veri të vendit.

“Kjo mënyra e peticionit mua nuk është aspak duke më pëlqyer, për shkak se pse me ia dhënë mundësinë dikujt tjetër të të shkarkojë ty, kur ne mundemi si kryetarë të komunave së bashku me kryeministrin të arrijmë një marrëveshje ndryshe për të mirën e qytetarëve… PDK-ja prej pasluftës vetëm një herë i ka humbur zgjedhjet këtu në Komunën e Zveçanit, gjithmonë kemi qenë të parët dhe shpresoj përsëri do të jemi”, ka thënë ai.

Peci, i cili po vazhdon ta kryejë detyrën e kryekomunarit nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se punët në përgjithësi janë duke shkuar mirë, derisa përmend mungesën e qasjes në buxhet si problemin kryesor, për të cilin, siç u shpreh, po u krijon probleme të mëdha.

“Punët janë duke ecur mirë, duke llogaritur kabinetin, drejtorët, do të thotë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe unë si kryetar komune jam duke u munduar në këtë drejtim që të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, mirëpo problemi kyç është se ende nuk na është lejuar qasja në buxhet, andaj po kemi probleme në këtë drejtim. Kemi kërkesa nga të gjithë qytetarët, si ata shqiptarë, ashtu edhe serbë. Kemi bllokadë në të gjitha format për shkak të buxhetit, ky është problemi kyç, kurse punët tona dhe shërbimet jemi duke i kryer”, vijon ai.

Ai ka shtuar tutje se mban takime me qytetarë serbë të komunës që e udhëheq.

“Shumë mirë deri tani, kanë interesim, kemi takime me qytetarët serbë të Komunës së Zveçanit, kanë kërkesat e tyre për rrugë, ujësjellës, rrymë, do të thotë për të gjitha… Për çdo ditë, tani momentalisht janë tre-katër qytetarë serbë duke marrë dokumentacionin që u duhet, shërbimi u kryhet në mënyrën më të mirë, kështu që deri tani gjithçka është në rregull… Një numër i madh i qytetarëve pa dallim janë të interesuar për bashkëpunim, për konkurset kur hapen janë të interesuar të aplikojnë si serbët ashtu edhe shqiptarët, do të thotë deri tani jam i kënaqur me sjelljet e qytetarëve të Komunës së Zveçanit, gjithmonë mund të ketë pakicë e cila kundërshton’”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Peci është kryekomunari i dytë që së bashku me atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqirin, kryejnë detyrat nga ambientet alternative, ndërsa Lulzim Hetemi, që udhëheq Leposaviqin, po qëndron brenda në komunë që më shumë se dy muaj./KP

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika