Peci në Tregun e Automjeteve në Prishtinë: Ka qenë interesim i imi të bisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive

"Gjithashtu ekziston edhe një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik qe e infekton/kontaminon mishin qe nxirret nga shpezët të cilat therren në kushte jo-higjienike duke ju ekspozuar pluhurit, tymit të automjeteve dhe shumë papastërtive të tjera"

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pec

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë të shtunës së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të AUV-së, Flamur Kadriu, dhe Inspektorët Veterinarë, kanë vizituar hapësirat afër Tregut të Automjeteve në Prishtinë të cilat po shfrytëzohen për tregtim dhe therje ilegale të bagëtive.

Peci theksoi se këtë e aksion e ka ndërmarrë për arsye se veprimtaritë e tilla rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Iniciova këtë aksion për vetë faktin se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Ka qenë interesim i imi të bashkëbisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive që së bashku të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që këto veprime të mos përsëriten”, ka shkruar Peci .

Postimi i plotë i tij:

Kjo është ndërgjegja jonë!

Një çerek shekulli liri e tregtim, therrje barbare të shpezëve dhe rrezikim i shëndetit publik; të gjitha këtyre duhet t’iu vijë fundi! Komunat duhet ta përmbushin detyrimin ligjor!

Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të AUV-së z. Flamur Kadriu dhe Inspektorët Veterinarë, dolëm në hapësirat afër Tregut të Automjeteve në Prishtinë të cilat po shfrytëzohen për tregtim dhe therje ilegale të bagëtive.

Iniciova këtë aksion për vetë faktin se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Ka qenë interesim i imi të bashkëbisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive që së bashku të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që këto veprime të mos përsëriten.

Do të angazhohem që së bashku me Kryetarët e Komunave ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët pasi që pamjet e therjeve e gjakosjeve në hapësira publike buzë rrugëve nuk u përkasin shoqërive Evropiane.

Gjithashtu ekziston edhe një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik qe e infekton/kontaminon mishin qe nxirret nga shpezët të cilat therren në kushte jo-higjienike duke ju ekspozuar pluhurit, tymit të automjeteve dhe shumë papastërtive të tjera.

Si nga ata që tregtojnë e deri tek blerësit duhet ta kuptojnë se: Ky lloj i të bërit pazar është i rrezikshëm për shëndetin veterinarë (fondin e shpezëve) por edhe për shëndetin njerëzor.

Kësaj problematike jam i interesuar ti bëj zgjidhjen me të mirë pa e dëmtuar asnjë grup shoqërorë. Nga kryetarët e  komunave do të kërkoj të bëhen veprimet për caktim lokacionesh, regjistrim nga komuna, pastaj titullari të regjistrohet si subjekt në ARBK- MINT dhe pas këtyre hapave ta finalizojë edhe regjistrimin apo licencimin në AUV.

Pas kësaj këto lokacione do të hynin në planet nacionale për kontrolla zyrtare të AUV-së ku brenda tyre do të lejohej edhe tregtimi i produkteve ushqimore në hapësira të veçanta duke respektuar kushtet qe duhet ti plotësojnë. Therjet lejohen vetëm ne thertore të licencuara në asnjë vend tjetër.

Shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve është gjëja me e çmueshme që ka një vend andaj nuk do lejojmë askënd që ta rrezikojë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika