Peci: Siç po e çrrënjos çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjos pirjen e duhanit në hapësira të brendshme

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se "siç po e çrrënjos çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjos pirjen e duhanit në hapësira të brendshme"

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se beteja kundër konsumimit të duhanit është e gjatë, por me rezultate të shpejta.

“Pa duhan më shumë shëndet! Duke qenë se rruga jonë është Bashkimi Evropian, çdo ditë e më shumë Evropë do të sjellim në vendin tonë. Jam fort i përkushtuar që këtë objektiv ta përmbushë çdo ditë e në secilin segment. Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapërsira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapërisra të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”, ka shkruar ministri Peci.

“Siç mund t’i konsumojë dikush nga 50 kafe në ditë, mund t’i konsumojë edhe cigaret, ama jo në brendi të kafeneve, restoranteve, hoteleve, zyrave…”, ka shkruar tutje ministri i Bujqësisë.

Ai ka shtuar se “secili bën atë që përfaqëson” dhe se ai e përfaqëson ligjin.

“Unë e përfaqësoj ligjin, e dikush cenimin e tij. Dikush në veri të vendit fton publikisht për refuzim të zbatimit të ligjit, teksa ndonjë “trim”, gjetiu e bën të njëjtën gjë.  Esenca është e njëjtë, të refuzohet zbatimi i ligjit të Republikës së Kosovës. Por, me ligjin kompromis nuk ka. Njëherë ligjshmëri, përherë ligjshmëri!”, ka theksuar tutje ministri Peci.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika