Për 9 muaj në QKUK morën shërbime mjekësore mbi 68 mijë pacientë

"Mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente, në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke e bërë institucionin më të ngarkuar dhe me shumë punë, në Kosovë", thuhet në njoftimin e QKUK-së

QKUK

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se për nëntë muaj, mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore në këtë klinikë.

“Mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente, në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke e bërë institucionin më të ngarkuar dhe me shumë punë, në Kosovë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Në njoftim thuhet se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe 995 operacione emergjente mjekësore.

Numri i vizitave sipas profileve mjekësore,
  • 16 mijë e 602 pacientë në dhomë të Reanimimit
  • 20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike
  • 11mijë e 341 pacientë në dhomën e Kirurgjisë
  • 14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika