Për herë të dytë, garuesit barazohen me pikë në emisonin N’Shej

Në episodin final të emisionit N'Shej të RTV Dukagjini, pas sfidës së përzgjedhur, pesë fishekë në distancë 110 metra sniper, në mes të dy garuesve Arbnor Spahiut dhe Ardian Dvoranit ka pasur prapë një barazim

Finalja e emisionit N'shej

Në episodin final të emisonit N’Shej, për herë të dytë garuesit janë barazuar me pikë.

Pas sfidës së përzgjedhur në mes të Arbnor Spahiut dhe Ardian Dvoranit, pesë fishekë në distancë 110 metra sniper, u bë prapë një barazim në mes të dy garuesve të cilët luftojnë për vendin e parë.

Ndërsa, si sfidë e re për këta dy garues do të jetë, pesë fishekë me armën CZ SHADOW 2, sfidë kjo e cila do të vendosë për fituesin e këtij sezoni.

Përgjatë shtatë muajve në këtë emision me mbi 80 garues nga të gjitha trevat shqiptare, janë zhvilluar sfida tejet interesante.

Në emisionin N’Shej u zhvilluan gjuajtje të objektivave në distancë, ku është përfshirë një konkurrencë ekipore dhe individuale, e po ashtu edhe performanca e ekipit është vlerësuar duke përmbledhur rezultatet e anëtarëve të ekipit individual.

Në këtë episod, i cili do të jetë i fundit për këtë sezon, janë në garë katër finalistë ku njëri prej tyre do të marrë me vete çmimin e madh prej 500 eurosh.

Të premten do të shpallet fituesi në emisionin N’shej

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika