Për herë të pestë tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore

Sot pritet të mbahet mbledhja e e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla

Sot do të tentohet për herë të pestë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla

Ky Komision ka dështuar të mbahet katër herë të tjera, pas mospjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Mbledhja e fundit u mbajt më 13 tetor, me ç’rast kryesuesi i Komisionit, Rashit Qalaj, tha se është e papranueshme bojkoti i mazhorancës, teksa ka njoftuar se do t’i drejtohen kryetarit të Kuvendit në lidhje me mungesat për katër herë të deputetëve të VV-së.

Kuvendi i Kosovës ka votuar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore më 21 shtator.

Iniciuesi për themelimin e këtij komisioni është shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Ai kishte thënë kohë më parë që duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika