Për nëntë ditë 1,140 vetura me targa ilegale serbe u konvertuan në RKS

Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, tashmë nëntë ditë 1 mijë e 140 vetura me targa ilegale serbe janë konvertuar në ato të Republikës së Kosovës (RKS)

Ilustrim

Nga 1 nëntori deri më tani, 1 mijë e 140 vetura me targa ilegale në veri janë konvertuar në ato të Republikës së Kosovës (RKS).

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Më 30 tetor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pronarëve të automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, t’ua shtyjë afatin për riregjistrim në targa RKS, me benefite financiare, deri më 1 dhjetor të vitit 2023.

Vendimi i ri parasheh që pas datës 1 dhjetor 2023, pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës, është thënë nga Qeveria.

Lexo edhe: Sveçla: Për dy ditë 256 qytetarë i ndërruan targat ilegale serbe në RKS

Kjo çështje kishte krijuar një gamë të gjerë krizash në veri të Kosovës.

Në fillim të vitit të kaluar, barrikadat u ngritën si një shenjë e kundërshtimit ndaj riregjistrimit të këtyre automjeteve. Më pas, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri si rezultat i moszbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e tyre.

Qeveria e Kosovës kishte planifikuar që të ndalojë qarkullimin e automjeteve me targa serbe në datën 21 prill 2023.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika