“Për shkak të Qeverisë Kurti 1, djali im nuk do të kthehet më në Kosovë”

Anëtarja nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Vlora Dumoshi, ka thënë se politika në Kosovë kishte pasur ndikim që djemtë e saj, ta braktisin vendin e tyre pasi ishin linçuar vetëm pse ishin bijtë e saj

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj, Rroni, i cili kishte punuar në Ambasadën e Republikës Kosovës në Washington është dashur të japë dorëheqje nga puna, sepse ishte atakuar nga Qeveria Kurti 1, pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me të cilën kishin qenë në bashkëqeverisje.

Ajo ka thënë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kualifikimeve, sepse siç thotë ajo, “Rroni ka përfunduar masterin për inteligjencë në Universitetin ‘Georgetown’ në Washington”.

Dumoshi ka thënë se djemtë e saj nuk kthehen më në Kosovë.

Ndërkaq, ajo për familjen e saj, ka thënë se ishte një familje atdhetare, ku kishte luftuar që të hapej Universiteti, dhe kishte mbrojtur flamurin kombëtar, dhe gjuha shqipe.

“Ideatorët e 1968 kanë qenë babai im i ndjeri, Isamli Dumoshi dhe xhaxhi im Osman Dumoshi si organizator. Ndërsa, ata sot janë heronjtë e këtij vendi”, ka thënë Dumoshi.

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi

Ajo ka theksuar se fëmijët e saj, i ka rritur me të njëjtën frymë patriotike që e kishin rritur atë familja e saj, ndërsa djemtë e saj gjithmonë kanë pasur qëllim që të kontribuojnë në Kosovë.

Dumoshi ka prezantuar dy djemtë e saj, Rronin dhe Rrapin, të cilët gjatë luftës në Kosovës, kishin emigrua në Shtetet e Bashkuar të Amerikës(ShBA).

Gjithashtu, ajo e ka prezantuar edhe brezin e ri të familjes së saj, nipin, i cili është djali i Rronit dhe Lyrës, të cilët e kanë pagëzuar me emrin Matis.

Dumoshi ka treguar se brezi i ri i familjes janë duke jetuar në New York.

Ndëkaq, ajo ka folur edhe për djalin e saj, Rrapi, i cili siç ka treguar ajo, është zhvendosur nga Amerika për në Itali, ku atje është duke jetuar dhe punuar.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika