Përfundon me sukses kampi i basketbollit për të rinj

Kampi, i cili është organizuar nga Kosovo Basketball Heritage Academy dhe Federata e Basketbollit e Kosovës, ka përfunduar me sukses

Nga 21 deri më 25 gusht është mbajtur me sukses kampi i basketbollit për moshat 8-16 vjet në katër qytete të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Ky kamp është organizuar nga Kosovo Basketball Heritage Academy dhe Federata e Basketbollit e Kosovës.

Pasi është mbajtur në katër qytetet e Kosovës, më 25 gusht në kryeqytetin e Kosovës është zhvilluar edhe All Star final njëditor, ku janë shpallur MVP në të dyja konkurrencat.

Misioni i këtij kampi ka qenë edukimi, fuqizimi dhe frymëzimi i të rinjve dhe të rejave në Kosovë, duke përdorur basketbollin si mjet për të nxitur dashurinë e tyre për lojën dhe ëndrrat për një të ardhme më të ndritshme.

Në kamp kanë punuar Edona Thaqi, e cila është ish-basketbolliste e Universitetit Fordham dhe e Përfaqësueses së Kosovës, ku tani punon për NBA-në në cilësinë e gazetares, Brian S. Kriftcher, i cili është një trajner i suksesshëm i basketbollit në nivelin e shkollave të mesme në Amerikë për një kohë të gjatë, si dhe është themelues i Fondacionit Rinor të Paqes Stamford, PEACE BASKETBALL AUU, Sarah Kustok, e cila ka kaluar 6 sezonet e fundit si analistja kryesore e ndeshjeve të Brooklyn Nets në YES Network dhe dallohet si analistja e parë femër për një skuadër të NBA-s dhe Falecia Cabral Porter është trajnere e basketbollit për vajza në shkollën e mesme Robert E. Fitch.

Kampi është vëzhguar nga Arben Krasniqi, drejtor teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika