Përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 7 deputetë të opozitës

Shtatë deputetë të opozitës janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë për 10 ditë

Përsëri në Kuvendin e Shqipërisë janë përjashtuar deputetët nga punimet që do të zhvillohen dhjetë ditë radhazi.

Shtatë deputetë të opozitës janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë për 10 ditë.

Përjashtimi i tyre erdhi me kërkesë të PS-së, lidhur me tensionet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit në Kuvend.

Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

Ndryshe, vendimi për përjashtimin e deputetëve është marrë pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika