Përleshje në një lokal nate në Prizren, vritet me armë zjarri një person nga Kukësi

Pas një përleshjeje në një lokal nate në Prizren ka mbetur i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi

Foto: Abc News

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pas një përleshjeje në një lokal nate në komunën e Prizrenit.

Policia bën me dije se viktima është një 31-vjeçar me inicialet V. C, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, raporton abcnews.

Si pasojë e plagëve të marra 31 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovarë. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.

Policia e Shqipërisë është duke komunikuar me Policinë e Kosovës për detaje të tjera.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika