Përplaset një avion në Nepal, 18 të vdekur – shpëton vetëm piloti

Avioni, me dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë, po shkonte për mirëmbajtje të rregullt në aeroportin e ri Pokhara të Nepalit, i cili u hap në janar dhe është i pajisur me hangarë të mirëmbajtjes së avionëve.

Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën kur një aeroplan rajonal i pasagjerëve që i përkiste “Saurya Airlines” të Nepalit u rrëzua dhe mori flakë derisa po ngrihej nga kryeqyteti Katmandu të mërkurën, shkruan Reuters.

Avioni, me dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë, po shkonte për mirëmbajtje të rregullt në aeroportin e ri Pokhara të Nepalit, i cili u hap në janar dhe është i pajisur me hangarë të mirëmbajtjes së avionëve.

“Menjëherë pas nisjes, avioni u kthye në të djathtë dhe u rrëzua në anën lindore të pistës”, thuhet në njoftim e Autoritetin të Aviacionit Civil të Nepalit.

Tetëmbëdhjetë nga ata në bord ishin qytetarë nepalezë, ndërsa një inxhinier ishte nga Jemeni.

“Vetëm kapiteni u shpëtua i gjallë dhe po merr trajtim në spital”, ka thënë Tej Bahadur Poudyal, zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar Tribhuvan të Katmandu.

 

Pamjet televizive treguan zjarrfikësit duke u përpjekur të shuanin zjarrin dhe tymin e zi të dendur që ngrihej në qiell. Ata treguan gjithashtu avionin duke fluturuar pak mbi pistë dhe më pas duke u anuar djathtas përpara se të rrëzohej.

Pamje të tjera treguan punëtorët e shpëtimit duke gërmuar nëpër mbetjet e djegura të avionit, të shpërndara në fusha të gjelbërta dhe trupat që transportoheshin në ambulanca me barela ndërsa banorët lokalë shikonin.

Aeroporti i Katmandu u mbyll përkohësisht pas përplasjes, por u rihap brenda disa orësh.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika