Përsëri alarm i rremë për mjet shpërthyes në Rektoratin e UP-së

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas veprimeve të ndërmarra për sigurimin e zonës ku dyshohej se ishte një mjet shpërthyes, alarmi ka dalë të jetë i rremë

Alarmi për një mjet shpërthyes brenda objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ka dalë përsëri i rremë.

Këtë e ka konfirmuar për Portali D, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se pas kontrollit të detajuar të hapësirës nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë ardhë në përfundim se alarmi ka qenë i rremë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka thënë ajo.

Të martën në mesditë, në adresë të Rekotratit të UP-së ka ardhur një email përmes adresës elektronike për një alarm se brenda objektit është vendosur një bombë apo mjet tjetër shpërthyes.

Një alarm i ngjashëm kishte ardhur në adresën e Rektoratit më datën 17 maj të këtij viti, por i njëjti kishte rezultuar të jetë jo i vërtetë.

Alarm për mjet shpërthyes kishte edhe më datën 18 maj të këtij viti, në shkollën “Xhevdet Doda” të Komunës së Prishtinës, i cili po ashtu doli se ishte alarm i rremë.

Përsëri alarm për mjet shpërthyes në rektoratin e UP-së

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika