Përvjetori i Qeverisë Kurti, Krasniqi: Tri vjet korrupsion, izolim, frikë dhe degradim

Kreu i partisë opozitare (PDK), Memli Krasniqi, në përvjetorin e Qeverisë Kurti, ka thënë se gjatë këtyre vjetëve ka pasur keqqeverisje, mashtrim e nepotizëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Sot janë bërë tri vjet qeverisje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se përgjatë këtyre viteve ka pasur degradim, korrupsion e nepotizëm.

Përmes një vidoeje, Krasniqi ka publikuar disa tituj të lajmeve, të cilat janë në kontekstin negativ të qeverisjes Kurti në këtë periudhë trevjeçare.

Disa nga titujt janë “Arrestohet drejtohet i KEK-ut, Nagip Krasniqi”, “Rilind Gërvalla, aktivisti i Vetëvendosjes, drejtori i televizionit publik”, “E varur apo e pavarur, këta janë njerëzit e VV-së që Kurti i çoi në Bankën Qendrore”, “Nafta lirohet në botë, shtrenjtohet në Kosovë”, “Shporta e kosovarëve po rëndohet, shtrenjtohet mielli, çaji, sheqeri e kafeja” e të tjerë.

“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, ka shkruar Krasniqi.

Lidhur me trevjetorin e qeverisjes Kurti, nga opozita ka pasur reagime edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se Kosova është përballur me dëme të mëdha dhe kthim në pikën më të errët.

Lexo më shumë: Tahiri: Në trevjetorin e keqqeverisjes, Kurti është dorëzuar e po kërkon zgjedhje

Ai ka thënë se për këtë kryeministri Kurti tani është dorëzuar dhe se po kërkon zgjedhje të parakohshme si një rrugë e vetme për ta përballuar dështimin e qeverisjes së tij.

Tahiri ka thënë se ka përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar për të shqyrtuar performancën e kësaj qeverisjeje, e cila, sipas tij, ka dëmtuar Kosovën dhe e ka kthyer atë në një gjendje kritike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika