Pesë persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten në magjistralen “Ibrahim Rugova” me pasojë pesë persona të lënduar dhe një hetim është duke u zhvilluar për identifikimin e shkakut të aksidentit

Aksident trafiku, foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të enjte, rreth orës 13:15, në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtimin Prizren-Suharekë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, duke rezultuar në lëndimin e pesë personave.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se njësitet kompetente policore janë shpërndarë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë në zhvillim për identifikimin e shkaktarëve të këtij aksidenti.

“Njësitet kompetente policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe hetime janë duke u zhvilluar për identifikimin e shkaktareve te këtij aksidenti. Lidhur me shkallen e lëndimeve mund te njoftoheni nga autoritetet kompetente shëndetësore”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje qytetarëve në trafik, me një fokus të veçantë te drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe të përshtatin vozitjen e tyre me kushtet në rrugë, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i aksidenteve rrugore.

“Apelojmë tek pjesëmarrësit ne trafik në veçanti tek drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshëm gjate pjesëmarrjes ne trafik dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet ne rrugë, në mënyrë qe te kemi sa me pak aksidente rrugore dhe te krijojmë një siguri me te madhe për te gjithë pjesëmarrësit ne trafik”, ka shtuar tutje ai.

Hoxha ka shtuar se Policia po punon në vazhdimësi në të gjitha rrugët e vendit për të zbatuar ligjin e trafikut dhe për të ndëshkuar kundërvajtësit që nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika