Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim nga Prizreni për në Vërmicë.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqi, aksidenti përfshiu dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Krasniqi për Dukagjinin.