Petkoviq: Do të shkojmë në Bruksel me një grup ekspertësh që të diskutojmë për draftin e Asociacionit

"Pala jonë do të shkojë me një ekip ekspertësh dhe do të diskutojmë edhe tekstin e Statutit të Asociacionit, që është hapi i parë në formimin e Asociacionit", ka deklaruar Petkoviq

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha të martën në Beograd se tashmë pala që ai përfaqëson e di pse shkon të enjten në Bruksel, në një rreth të ri të bisedimeve me përfaqësuesin e Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve.

Ai tha se Serbia në Bruksel do të marrë një grup ekspertësh, me të cilët, do të diskutojë për draftin e Asociacionit.

“Por është shumë e rëndësishme ajo në të cilën po hyjmë më në fund, në bisedime për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mbi të gjitha, në cilën mënyrë do i zgjidhim një numër të çështjeve të rëndësishme që kanë lidhje me Asociacionin e Komunave serbe, ndaj të gjitha atyre kompetencave ekzekutive që kjo bashkësi i ka në bazë të ujdive të nënshkruara më 2013 e 2015. E që ka të bëjë edhe me shëndetësinë, arsimimin, planifikimin hapësinor dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësishme. Si dhe çështjen më të rëndësishme e që është se Beogradi ka të drejtën e plotë t’i financojë të gjitha këto institucione nëpërmjet Asociacionit së Komunave serbe”, ka thënë Petkoviq.

Pas takimit që ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishin me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, Petkoviq u shpreh i ngazëllyer që më në fund siç tha po nisin bisedimet për draft-statutin e Asociacionit.

“Sigurisht që folëm edhe për Asociacionin. Kjo është tema kryesore dhe më e rëndësishme për popullin serb, përveç depërshkallëzimit, për të cilin ka insistuar veçanërisht Vuçiq. Asociacioni është një mekanizëm për ruajtjen e të drejtave kolektive dhe individuale që Kurti i shkel çdo ditë. E pranuam ftesën e Lajçakut që pas dy ditësh të takohemi në Bruksel, ku do të vazhdojë dialogu. Pala jonë do të shkojë me një ekip ekspertësh dhe do të diskutojmë edhe tekstin e Statutit të Asociacionit, që është hapi i parë në formimin e Asociacionit”, ka vijuar ai.

Megjithatë, gjatë një takimi me liderët evropianë në Bruksel më 26 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit në kuadër të një pakoje.

Dokumenti i këtij draft-statuti nuk është bërë publik. Megjithatë, Kurti ka thënë se ai është shkruar më shumë në kujdes ndaj germës sesa frymës së Kushtetutës së Kosovës.

Më herët gjatë vitit, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raportet. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika