Pjesë e shkëputur nga vepra: Ëndrroza

"Eliasi filloj të mendonte se çfarë mund të kishte bërë ai para se të ishte këtu, çfarë është mundur të bëhet, a kishte profesion? A bënte diçka? Me çka merrej? A kishte familje? A punonte ndonjë gjë?"

Pjesë e shkëputur nga vepra: Ëndrroza (Ilustrim)

Eliasi rrinte i hutuar thellë, i cuditur, dhe teksa kishte bërë vetëm disa hapa e kishte kapluar habia. Dhoma dukej e gjitha e dominuar me ngjyrë të bardhë, gjithçka dukej aq pastër, gjithçka dukej aq sterile dhe sa i krijonte një ndjenjë rehatie, një prekje të lehtë parasje, e sa frikësohej t’i afrohej dyerve, e aq më shumë shkallëve. Në të njejtën kohë kureshtja donte t’ia shponte jo vetëm gjoksin e mendjes së tij, por edhe zemren ia lëngëzonte drejt përjetimit të asaj që mund ta priste prapa atyre dyerve. E cuditshme dukej një gjë, që, Eliasi sillej në mendjen e tij sikur e dinte saktë që prapa atyre dyerve do ta priste nje befasi e mirë, e bukur, diçka që do ta plotësonte, një argëtim ose i lehtë por shumë domethënës, ose diçka e rëndë por me shumë kuptim dhe qëllim. Kah i vinte kjo lloj intuite qe pa asnjë lloj shqyrtimi analitik e rrëmbeu një pjesë të qenies së tij, pjesës e cila duhej të ishte vendosëse për veprimet e tij praktike. Pra, ai e dinte që do ta priste diçka e bukur andej dyerve, gjithsecilës prej tyre, por në të njejtën kohë e kishte një frikë që lidhej me sjelljet e çuditshme të atyre tre mantelbardhëve që sa vinin pa paralajmërim në dhomën e Eliasit, e sa zhdukeshin poashtu me sjellje e gestuse të ndryshme, të cilët aktronin apo bënin punën e tyre me profesionalizëm të lartë, e cila sigurisht do mbetet enigma e një lloji të tij.

Pasi bëri pak kohë teksa më shumë kalonte kohën anekënd dhomës për të parë e përjetuar më shumë se sa që kishte guxim t’i afrohej, filloj të dëgjonte disa zëra të çuditshem, zëra të ndryshëm, zëra që sa i takojnë një dimensioni të realitetit njerëzor, e sa si takojnë asnjë lloj dimensioni që mund të mirrej me mend nga Eliasi. Sikur, me dëgjimin e disa zërave i kujtohej diçka nga realiteti i mëhershëm nga diçka që kishte bërë apo përjetuar dikur. Dëgjonte një zhurmë shpuese, sikur një mjet donte të shponte një mur, një shtëpi, donte të shponte nje mal a kodrinë, zëri shpues disi brenda kuptimit të tij seç thërriste për dalje, për rrugë, për tunel, për çlirim, për tejkalim, për udhëtransport, për të dal në anën tjetër të dickaje, për të kaluar nga një anë në anën tjetër. Dicka që duhet të ishte thellë e rëndësishme dhe që duhet të kishte një motiv më shumë metaforik se sa që korespondonte me diçka të vërtet materiale. Ndjenja e çuditshme që shfaqej tek Eliasi ishte sa njohjeje, pra diçka që zgjonte ndjenjën e kujtimit te ai, e sa i jipte një lloj vegimi mashtrues, që mjafton vetëm një hap të bëhet gabimi i madh e poashtu një hap është larg të qenit i suksesshëm, po në atë që kërkon.

Eliasi filloj të mendonte se çfarë mund të kishte bërë ai para se të ishte këtu, çfarë është mundur të bëhet, a kishte profesion? A bënte diçka? Me çka merrej? A kishte familje? A punonte ndonjë gjë? Cila ishte historia e tij, cili është rruga nëper të cilën është dashur të kaloj shpirti e mendja e tij që ai të vinte të bëhej ai që është sot, këtu, në këtë gjendje që tashmë është një fund që kërkon fillimin, një fund s’mundet të përfundoj pa pasur fillimin e tij, sepse si do ta dinim që është fund diçka që ska filluar kurrë.

Nga momenti i zhurmës seç filloj t’i shfaqej një dëshirë që të gjurmonte tek vetja e tij rreth këtyre preokupimeve për vete, dhe seç duhet vetëm këto të jene metodat e instrumentet e duhura që duhet ta dërgojnë njeriun në përgjigjën e pyetjes – Kush jam unë? Ky mendim Eliasit i vinte si rrjedhojë e një njohjeje bazike, ajo e faktik që duhet të këtë ekzistuar diçka më parë, që kjo njohje i mundësonte njohjet e tjera si: cfarë profesioni duhet të kem patur? Çfarë duhet të kem punuar? Çfarë dëshirash duhet të kem patur? Cilat janë sukseset dhe dështimet e mija më të mëdha? Cfarë tipi kam qenë? A jam shquar si arrogant sepse kam qenë sipërfaqësor e kam patur pasuri? Apo kam qenë naiv dhe i qetë sepse edukimi ma ka mësuar empatinë e dashurinë për tjetrin? Çfare kam ndjekur pas në këtë botë?

Shkrimtari, Flodian Maloku (në prapavijë filozofi gjerman, Friedrich Nietzsche)

Si mund të jenë të mundshme këto lloj pyetje po qe se së pari nuk e ke njohjen që diçka ka ekzistuar më parë. Ta zemë që, Eliasi qenka zgjuar nga një gjendje e panjohur e cila kishte gllabëruar gjithçka që ishte stratifikuar në fijet e mendjës së tij, përpos emrit që arriti t’i kujtohej pak çastesh pasi ishte zgjuar nga ajo gjendje, gjithçka tjetër kishte mbetur në errësinë e madhe. Si mund ta dinte Eliasi që ekzistojnë profesione? Si e dinte ai që njerëzit kanë pëlqesa? Çfarë e shtyente të besonte që njerëzit operojnë me suksese dhe dështime në jetët e tyre? Ndonëse ai nuk i thoshte ato saktë, e në mënyrë koncize, por tek ai shkaktoj një lloj ndjenjë që kishte kuptimin e natyrën e mendimit, qe ndjenjë që fliste me gjuhën e arsyes, që dëshironte të tregonte diçka jo vetëm sipas asaj, por sipas asaj që duhet të jetë me ligje e rregulla. A mund të dinte Eliasi diçka më shumë se sa vetëm ajo që i është ofruar në dhomën e cila e mbante peng tashmë prej që kishte dalur nga gjumi i tij, e që në fakt ose mund të jetë një ëndërr e burgosur në gjumin e thellë të natës, ose mund të jetë një gjendje ekzistence e vërtete dhe reale por e cila nuk besohej më, sepse, gjithçka është përrallëzuar deri në përshkallëzimin sa askush nuk e ka idenë se cfarë është reale e cka jo më!

Cila duhet të jetë vija ndarëse e asaj që përcakton së çfarë është reale e çfarë është ëndërr? Çfarë prodhon tek njeriu ndjenjën e diçkaje të perjetuar e çka në realitet është e përjetuar? Çka dallon përjetimi, ndijimi, mendimi, përceptimi, dëshirimi, e gjithçka tjeter, nga njëri stad; ëndrra, në stadin tjetër, realiteti? Cili është dallimi nëse rezultati na dukej i njejtë, pra i njejtë sa i përket kërkesës sonë për të jetësuar diçka që në një mënyrë është e vendosur brenda vullnetit tonë, dhe ne ashtu siç jemi vetëm e ndjekim pas atë. Çka më shumë duhët të bëjë dallimin në mes këtyre dy stadeve të pushimit dhe banimit të mendjes e qenies njerëzore?

Ku është Eliasi? Në ënderr apo në realitet? Çfarë nëse endrra e tij është reale, e realiteti i tij është bërë ënderr? Si mund ta dalloj Eliasi këtë? Nëse në ëndërr do të jetonte më mirë se në realitet, apo në realitet do të jetonte me keq se sa në ëndërr, apo në të kundërtat e të dyjave? Cila ka vlerën më të madhe ndryshuese e qëllimin e fundëm për qenien, ose thënë më mirë, në fund të fundit, pse duhet ta dalloj Eliasi atë?

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika