Plagoset një person në rrugën Klinë – Gjakovë, ishte duke udhëtuar me familjen e tij

Një person ka mbetur i plagosur në orët e para të së dielës në rrugën Klinë- Gjakovë.

I njëjti kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij, në afërsi të fshatit Kramovik kur me të dalë nga vetura ishte plagosur.

Kështu për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, është pranuar informata se një mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën Klinë–Gjakovë në afërsi të fshatit Kramovik. Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Ne ndërkohë kishte dalë nga vetura me të cilën po udhëtonte dhe në afërsi të rrugës është qëlluar nga një drejtim ende i panjohur. Viktima aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

 Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika