Plogështia e vjeshtës, përse ndihemi kaq të lodhur?

Ndryshimet që ndodhin në klimë gjatë periudhave të ndryshme të vitit njihen si stinë, që ekzistojnë katër prej tyre; pranvera, vera, vjeshta dhe dimri

Ilustrim

I rëndësishëm është ndryshimi i stinëve, prej njërës në tjetrën, pasi që truri dhe trupi i njeriut konsiderohen të parët që ndikohen nga ky ndryshim.Ndryshimet stinore njashtu ndikojnë në ritmin biologjik të organizmit të njeriut. Zakonisht, ndryshojnë orarin e të ushqyerit dhe krijojnë zgjatje të ditës.

Në ndryshimin e stinëve, veçmas kalimi nga vera në vjeshtë njerëzit ndihen të lodhur, të mërzitur dhe kanë mungesë përqendrimi. Për këtë studiuesit shëndetësorë thonë se trupit të njeriut i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime. Mirëpo, kjo konsiderohet më e vështirë për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, pasi organizmi i tyre nuk i përballon aq lehtë.

Sot më 9 shtator, moti është i shoqëruar me reshje të shiut, që kjo paraqet shenjën se stina e vjeshtës po afrohet. Vjeshta është një nga stinët e bukura të vitit, që ka një grup njerëzish adhurues dhe të apasionuar pas saj.

Ardhja e vjeshtës sipas ekspertëve shëndetësore shoqërohet me një plogështi të thellë, nga e cila njerëzit pësojnë rënie të energjisë dhe ndihen të lodhur, pa fuqi. Por, mbi të gjitha ekziston dëshira për të qëndruar në gjumë për gjithë ditën.

Por, çfarë përjeton organizmi ynë nga ndryshimi stinor?

Sistemi imunitar mund të dobësohet– Nivelet e pranueshme të stresit luajnë një rol të rëndësishëm në drejtim të aktivizimit të qelizave të sistemit imunitar. Sidoqoftë, stresi afatgjatë çon në një dobësim të mekanizmit të sistemit imunitar, pra mund të dobësojë sistemin imunitar. Ekspertët vlerësojnë se dobësimi i sistemit imunitar mund të çojë në përparimin ose zhvillimin e disa sëmundjeve më shpejt.

Alergjitë sezonale- ndryshimet e stinëve shoqërohen me alergji të ndryshme, nëse ndalemi tek stina që jemi tani nga vera në vjeshtë, atëherë nga alergjia ndaj poleneve, kalohet në alergji ndaj mykut dhe kërpudhave.

Se alergjitë vijnë nga ndërrimet klimatike, potencon edhe alergo-imunologja Luljeta Neziri Ahmetaj, e cila tregon se alergjia ndaj mykut dhe polenit vjen për shkak të qëndrimit më të gjatë në ambiente të mbyllura.

Gripi dhe ftohja- gjatë stinëve të ftohta, rreziku nga ftohja dhe gripi është i lartë. Kjo ndodh shumë gjatë kalimit nga vera në vjeshtë, për shkak se njerëzit qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Rreziku nga depresioni- trupi i njeriut ndikohet nga ndryshimet sezonale edhe në aspekt psikologjikë. Ndryshime këto që mund të çojnë në depresion, lodhje, dobësi dhe pagjumësi.

Ekspertët shëndetësor rekomandojnë që gjatë ndryshimeve sezonale njerëzit të kujdesen që;

-Të bëjnë gjumë të mjaftueshëm dhe të rregullt

-Të kujdesen për ushqimin, me theks të veçantë ushqimet e shëndetshme

-Të ushtrojnë sport, për të aktivizuar qelizat e sistemit imunitar.

Profesoresha dhe mjekja Ahmetaj, ka rekomanduar që qytetarët e moshës mbi 65 vjeç duhet të vaksinohen ndaj gripit sezonal para sezonës dimërore për të përballuar më lehtë ndryshimet klimatike.

“Gjithashtu qytetarët duhet te marrin ushqime te pasura me vitamina, si dhe te kenë aktivitet te lehte fizik”, ka thënë Ahmetaj për RTV Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika