Policia arreston dy persona për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan ka njoftuar se në dy raste të ndara në zbatimit të planit operativ “Goditja 2023”, gjatë kontrolleve të veturave dhe personave, kanë gjetur armë dhe municion.

Policia bën të ditur se në rastin e parë gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 9 mm, më pastaj gjatë intervistimit tek i dyshuari A.V. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar), është gjetur se ai posedon edhe një armë pistoletë e llojit Zorki e kalibrit 9 mm, e cila po ashtu është konfiskuar.

“Në rastin e dytë, Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor Gjilan, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.M. (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe një karikator i zbrazët”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika