Policia kërkon ndihmë për kapjen e Kushtrim Xhakës, dyshohet për grabitje dhe armëmbajtje pa leje

"Personi i dyshuar është: • Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur me 20.08.1984, banues në Prishtinë", thuhet në njoftimin e policisë

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale në Gjakovë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Kushtrim Xhakës në lidhje me dy vepra penale, atë të “grabitjes” dhe “mbajtjes në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

“Personi i dyshuar është: • Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur me 20.08.1984, banues në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, Xhaka veprat penale i ka kryer më 23 shkurt të këtij viti, ndërsa thuhet se po zhvillohen hetime intensive, por prezenca e tij, përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet.

“Lidhur me rastin “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, ndodhur me datë 23.02.2024, Sektorit Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë është duke zhvilluar hetime intensive, me ç’rast është identifikuar edhe një i dyshuar, prezenca e të cilit, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e të dyshuarit të lajmërojë policinë përmes numrave zyrtarë të telefonit apo në stacionin më të afërt.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika