Njësitet policore në pikën kufitare Bërnjak, gjatë kontrollit të një veture me targa të Serbisë të drejtuar nga një shtetas serb, kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele në gjuhën serbe.
Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.