Policia për djegien e veturës në Leposaviq: Rasti është duke u hetuar

Lidhur me djegien e veturës në Leposaviq, Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka thënë se rasti është duke u hetuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e veturës me targa serbe në Leposaviq.

Në raportin e saj të përditshëm thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Leposaviq / 29.02.2024 – 04:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vetura e saj është përfshirë në zjarr. Njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ku si pasojë e zjarrit, dyshohet janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin afër veturës së ankueses. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, mbrëmë në emisionin “FIVE”, lidhur me rastin ka thënë se Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë së bashku me zjarrfikësit pas pranimit të informacioneve.

Lexo më shumë: Djegia e veturës në Leposaviq, Elshani: Policia dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë

“Sipas informacineve që ne kemi, diku rreth orës 04:00 në mëngjes, kemi pranuar informacione që është duke u djegur një veturë afër shkollës teknike në qytetin e Leposaviqit. Policia ka reaguar bashkë me zjarrfikësit dhe ka hasur në një veturë që është duke u djegur, ndërsa janë dëmtuar edhe dy vetura tjera që kanë qenë afër, por me dëme më të vogla materiale”, ka thënë Elshani.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika