Policia raporton për dy vdekje të dyshimta

Policia e Kosovës, të enjten e pesë majit ka raportuar për dy vdekje të dyshimta të ndodhura brenda 24 orëve të fundit

iIustrim

Policia e Kosovës, të enjten e pesë majit ka raportuar për dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit. Viktimat raportohen të jenë gjetur në Fushë Kosovë dhe Shtime.

Të mërkurën e katër majit, një person është gjetur i shtrirë në një rrugë në Komunën e Fushë Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se, fillimisht, viktima është dërguar në emergjencë, e më pas është konstatuar vdekja e tij.

Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Një rast tjetër i hapur si “vdekje e dyshimtë” nga policia, është raportuar në Shtime.

Ilustrim

Të mërkurën, viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, e cila pasi është dërguar në emergjencën e Ferizajt, është konstatuar edhe vdekja e saj.

Policia njofton se rasti vazhdon të jetë nën hetime.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Rasti nën hetime”, vijon raporti.

Ndryshe, sipas statistikave të përgjithshme të policisë, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 26 persona, dhe 19 janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, sipas raportit, 19 aksidente trafiku me të lënduar raportohet të kenë ndodhur të mërkurën e katër majit, ndërsa 48 të tjera me dëme materiale.

Satistikat e policisë për 24 orëshin e fundit

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika