Policia Speciale e Malit të Zi arreston Veselin Veljoviq

Ish-drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veljoviq, është arrestuar mëngjesin e sotëm me akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe krijim i rrjetit kriminal

Ish-drejtori i Administratës së Policisë, Veselin Veljović./ Foto: Boris Pejović.

Ish-drejtori i Administratës së Policisë, Veselin Veljoviq, është arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Departamentit Special të Policisë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, mëson “Vijesti”.

Veljoviq u arrestua në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim për Zbatimin e Ligjit (EUROPOL).

Veljoviq është arrestuar për vepër penale si krijimi i organizatës kriminale dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Që nga agimi, Departamenti i Policisë Speciale (SPO) ka kryer kontrolle në Podgoricë, Mojkovac, Zhabljak dhe Nikshiq.

Në aksionin e Policisë Speciale të Malit të Zi ka shumë të arrestuar.

Është bërë e ditur se anëtarë të PSP-së kanë vënë në pranga edhe Mujo Nikoçeviqin nga Podgorica. Nikoçeviq njihet si anëtar i grupit të organizuar kriminal “klani Skaljar”, sipas “Vijesti”.

Prokurori dhe zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonjiq, njoftoi se Departamenti i Policisë Speciale, me urdhër të gjykatës, dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe në bashkëpunim me EUROPOL-in, “po kontrollon banesat dhe lokalet e tjera të disa personave në Podgoricë, Nikshiq, Zhabljak dhe Mojkovac për shkak të veprave penale të kryera për shkak të keqpërdorimeve të pozitës zyrtare dhe për kontrabanda”.

Veselin Veljoviq ka qenë drejtor i Drejtorisë së Policisë nga vera e vitit 2007 deri në vitin 2011 dhe më pas në periudhën prej 30 korrikut 2018 deri më 17 dhjetor 2020, përsëri ishte njeriu i parë i policisë malazeze në mandatin e dytë.

Gjatë karrierës së tij në krye të sektorit të sigurisë, Veselin Veljoviq shpesh është akuzuar nga partitë opozitare, disa organizata joqeveritare dhe media për mostransparencë, keqpërdorim të policisë dhe pushtetit, besnikëri të padiskutueshme politike ndaj Milo Gjukanoviqit, por edhe për përfshirje në raste të shumta të shitjes së pronës shtetërore.

Pas përfundimit të mandatit të tij të parë, Veljoviq ka qenë këshilltar i presidentit të atëhershëm të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa gjatë qeverisjes së Millo Gjukanoviqit nga viti 2014 ka qenë edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kur u largua nga Departamenti i Policisë në dhjetor të vitit 2020 pas një bisede me zëvendëskryeministrin e atëhershëm Dritan Abazoviq, ai u punësua sërish në kabinetin e ish-presidentit Milo Gjukanoviq.

Veljoviq ka mbajtur postin e këshilltarit për siguri dhe mbrojtje deri më 20 maj të këtij viti.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika