Polonia dërgon ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë

Autoritetet polake kanë bërë të ditur se kanë dërguar ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë, kjo si pasojë e një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes Bjelloruse se mercenarët nga grupi 'Wagner' do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale bjelloruse gjatë stërvitjeve në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë. Kjo e fundit anëtare e NATO-s

Në këtë pamje satelitore të marrë nga Planet Labs PBC, shihet një kolonë e gjatë me dhjetëra automjete në një ish bazë ushtarake në Bjellorusi, pranë kufirit me Poloninë, 17 korrik 2023.

Polonia ka vendosur të zhvendosë formacionet ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit, për shkak të kërcënimeve të mundshme që lidhen me praninë e grupit mercenar Wagner në Bjellorusi, ka thënë sekretari i komitetit të sigurisë së vendit, Zbigniew Hoffmann, të premten.

Rritja e vigjilencës së Polonisë vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse se mercenarët nga Wagner do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale bjelloruse gjatë stërvitjeve në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.

Në një video të publikuar të mërkurën, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, u pa duke mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi.

Fati i trupave të Wagner-it ka qenë i paqartë qëkur Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër në 23-24 qershor, që ishte kërcënimi më i madh për qeverisjen 23-vjeçare të presidentit rus, Vladimir Putin.

Sundimtari autoritar i Bjellorusisë dhe një aleat i ngushtë i Putinit, Alexandar Lukashenka, u përfshi në negociatat për t’i dhënë fund rebelimit, duke rënë dakord me Prigozhinin dhe presidentin rus për t’i dhënë strehim grupit Wagner dhe liderit të tyre në Bjellorusi.

Disa ditë pas deklaratës së Lukashenkos, tenda u shfaqën në fshatin lindor të Selit.

Sipas një analize të imazheve satelitore nga Schemes, një projekt hulumtues i Radios Evropa e Lirë, vlerësohet se në afërsi të kampit të tendës ndodhen të paktën 485 automjete.

Asnjë pajisje e rëndë ushtarake nuk është e dukshme./REL

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika