Portreti i famshëm i Churchillit është vjedhur nga një hotel në Kanada

Portreti i ish-kryeministrin britanik, Winston Churchill, është vjedhur nga një hotel luksoz në Kanada. Ndërsa, origjinali është zëvendësuar me një kopje

Presidenti i atëhershëm amerikan Xhorxh Ë. Bush në vitin 2004, përballë fotos së famshme të Chruchillit në Otavë

Portreti i famshëm i ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, është vjedhur në një hotel luksoz në Kanada.

Portreti “Luani i zhurmshëm”, i cili është varur në hotelin Fairmont Château Laurier në kryeqytetin Otava për dekada, është shkëmbyer fshehurazi me një kopje. Vjedhja u vu re vetëm disa muaj më vonë.

Drejtori i hotelit, Geneviève Dumas, ka thënë  “Dikush ndoshta donte foton për koleksionin e tyre privat ose për ta shitur atë. Unë nuk e di”, raporton Spiegel.

Vjedhja ishte vërejtur javën e kaluar nga stafi i hotelit, të cilët kanë vërejtur ndryshimin e kornizës.

Sipas stafit dhe drejtorit të hotelit, duke marrë parasysh regjistrimet e mysafirëve të mëparshëm të hotelit, periudha e vjedhjes dyshohet të jetë mes të 25 dhjetorit 2021 dhe 6 janarit 2022.

“Kjo do të thotë shumë për ne”, kanë thënë drejtuesit e hotelit.

Fotoja e bërë nga Karsh pasi Churchill mbajti një fjalim në Parlamentin Kanadez në vitin 1941, në mes të Luftës së Dytë Botërore, vlerësohet të jetë 100,000 dollarë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet e tyre, duke shikuar dhe video-kamerat, por për shkak të kohës së pandemisë mysafirët kishin të vendosur maska, gjëqë e vështirëson identifikimin e hajdutëve.

Kjo fotografi ishte ndër portretet më të famshme të Churchillit.

Fotografia ishte bërë një simbol i qëndrueshmërisë së Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore përballë sulmeve nga Gjermania naziste.

Kash, i cili vdiq në vitin 2002, është i njohur për portretet e figurave historike si Martin Luther King, Albert Einstein, Ernest Hemingway dhe Mbretëresha Elizabeth II. Për shkak të masakrave të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore, ai kishte ikur nga vendlindja e tij në Kanada dhe më pas qëndroi në Hotel Fairmont Château Laurier për 18 vjet.

Ekspozita e tij e parë e fotografive u shfaq në hotel në vitin 1936 dhe ka qëndruar aty deri në vitin 1992.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika