Pozitat e larta – vlerësimet e britanikëve nuk u morën parasysh në disa raste

Institucionet e Kosovës nuk respektuan në të gjitha rastet vlerësimet që i dhanë britanikët për emërimet në pozitat e larta të ndërmarrjeve publike. Në vitin e fundit memorandumi u shkel në dy raste, përderisa problematika të njëjta ishin shfaqur edhe në të kaluarën

Ilustrim

Memorandumi i nënshkruar me ambasadën britanike, solli një obligim të ri për Kosovën.

Qeveria u zotua se britanikët do t’i përfshijë në monitorimin e emërimit të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike.

Mirëpo ky memorandum, në shumë raste nuk u respektua.

“Përgjatë monitorimit tonë kemi vërejtur shumë shkelje, që nga faza e konkursit, e deri tek emërimi. Disa institucione i kanë marrë parasysh rekomandimet dhe të gjeturat tona dhe të njëjtat i kanë adresu. Mirëpo kemi pasur edhe raste kur të gjeturat tona nuk janë adresu”, Ema Pula, nga GLPS-ja.

Ema Pula nga GLPS, që bashkë me britanikët monitorojnë emërimet e larta në ndërmarrjet publike, tregon se dy shkelje ndodhën në vetëm më pak se një vit.

“Njëra ka qenë në rastin e Termokosit, kryeshefit ekzekutiv dhe tjetra përzgjedhja e kryeshefit ekzekutiv në ndërmarrjen publike Ibërlepenci. Në të dyja këto raste nuk është plotësuar kushti i pavarësisë politike. Pra është shkelur ligji për ndërmarrjet publike”, ka thënë ajo.

Si kryeshef ekzekutiv në Ibërlepenc u emërua Faruk Mujka, që deri në tetor të vitit 2021 udhëhoqi degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

E partia në pushtet, një njeri të tyre e vendosi edhe në krye të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Nagip Krasniqi, të cilit iu pezullua posti pas paraburgimit, u emërua kryeshef i KEK-ut nga një bord i përkohshëm i emëruar nga Qeveria Kurti.

Krasniqi kishte udhëhequr Komitetin për Energji në Vetëvendosje.

Emërimet e tilla, Visar Prebreza nga BIRN thotë se janë shumë problematike.

“Rreziku është që ai person të jetë i dëgjueshëm ndaj partisë politike, sidomos kur vjen rasti tek çështja e punësimeve. Për shkak se ne e dijmë që ndërmarrjet publike edhe në të kaluarën, mirëpo edhe tash përdoren për punësim të militantëve, sidomos në prag të zgjedhjeve, mirëpo kjo ka të bëjë edhe me tenderë, për shkak se grupe ose biznese të caktuara e financojnë një parti politike dhe më pas kërkojnë favore përmes ndërmarrjeve publike”, Preberza.

Qeveria dhe Korporata Energjetike e Kosovës nuk janë treguar të qartë nëse e kanë emëruar dikë si ushtrues detyre të kryeshefit të KEK-ut.

Kjo sepse Përparim Kabashit diku i janë referuar si ushtrues detyre i pozitës së kryeshefit, e diku tjetër si ushtrues detyre i pozitës së zëvendëskryeshefit.

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Televizionin ka thënë se kjo është e njëjta gjë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika