“Praising You” projekti më i ri muzikor i Rita Orës

Projekti i saj më i ri muzikor është bashkëpunim me artistin Fatboy Slim. Tutje ajo ka zbuluar se kur do të publikojë albumin e saj të tretë

Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, e me renome ndërkombëtare, Rita Ora ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor i titulluar “Praising You”  dhe që është bashkëpunim me artistin Fatboy Slim.

Ora ka paralajmëruar poashtu edhe albumin e saj më të ri, i cili do të vjen me  14 korrik.

Ajo e ka bashkëshkruar secilën nga këngët e koleksionit të ri.

BBC njoftoi se Rita Ora do të jetë performuese e ftuar në gjysmëfinalen e Eurovizionit 2023, që do të zhvillohet në Liverpool muajin e ardhshëm.

Tutje, Ora ka theksuar se “ky album vërtet ka kuptim të madh për mua”,

“Është si ditar i viteve të fundit të jetës sime, është muzika ime dhe më bën të ndihem e vërtetë se kush jam unë sot”, ka shkruar Ora.

 

Rita Ora do të jetë performuese e ftuar në gjysmëfinalen e Eurovizionit 2023, që do të zhvillohet në Liverpool muajin e ardhshëm.

 

 

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika