Presidenti francez Macron në mbështetje të Ukrainës

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, shpreh gatishmërin e Francë, për të ndihmuar Ukrainën në çdo mënyrë

Presidenti francez, Emmanuel Macron

I pari i Francës, Presidenti Emanuel Macron nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shprehur gatishmërinë, për të mbështetur Ukrainën, në mënyrë ushtarake, ekonomike dhe humanitare.

Ai ka thënë se nuk do të mungojë mbështetja franceze për popullin ukrainas.

“Për sa kohë të jetë e nevojshme, derisa paqja të kthehet në një Ukrainë të lirë dhe të pavarur, ne do të mbetemi të përkushtuar. Mbështetje humanitare, ekonomike dhe ushtarake për t’u mundësuar ushtarëve ukrainas të bëjnë ndryshimin në terren kundër sulmeve të ushtrisë ruse, deklaroi Macron.

Këtë postim e bëri Macron, gjatë vizitës që po bën ai në Ukrainë, bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin itralian Mario Draghi.

I rrethuar nga kancelari Olaf Scholz i Gjermanisë dhe kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, udhëheqësi francez ka pozicionuar veten si bashkëbisedues qendror i Evropës me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Ai ka thënë se të tre kishin ardhur të flasin si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen, sepse sipas tij, dihet që javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira.

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë takohen me Zelenskyy në Kiev

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika