Presidentja Osmani: Themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut

Presidentja Vjosa Osmani e ka vlerësuar lart përvjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e 32-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese, ka thënë se kjo ngjarje shënon hapin vendimtar për realizimin e ëndrrës shekullore për shtetin e Kosovës.

Osmani shprehet se 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, atëkohë morën guximin që në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme, nëpërmjet këtij akti heroik e juridik, ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë.

Ajo i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në pavarësinë e Kosovës.

“Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet. Themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut, ndaj sot Kosova është shtet i pavarur, i lirë dhe sovran!”, deklaroi Osmani.

Të shtunën e 2 korrikut, shënohet përvjetori i miratimit të Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës.

Me 2 korrik të vitit 1990, 114 delegatë të pjesëve të ndryshme të Kosovës, e kishin miratuar publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti, dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika