Pritet të bien pak temperaturat në dy ditët e ardhshme, IHMK paralajmëron reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten dhe të premten do të ketë ndryshime të motit me shkarkime rrufesh dhe riga shiu. Temperaturat do të ulen nga 4 deri në 5 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar ndryshime të motit për të enjten dhe të premten e kësaj jave.

Sipas njoftimit të tyre, pritet që vala e nxehtësisë të shoqërohet me shkarkime rrufesh dhe riga shiu gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërkohë që temperaturat do të pësojnë një ulje prej 4 deri në 5 gradë Celsius.

Të enjten, moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi  1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërsa të premten, moti do të jetë përsëri me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika