Pro e kundër tërheqjes së 30%-shit, zgjidhje B shihet rishikimi i politikave tatimore nga Qeveria

Qeveria duhet të rishikojë politikat tatimore për produktet esenciale për ta bërë më të përballueshme situatën e çmimeve të ngritura për qytetarët kosovarë

Objekti i Fondit të Kursimeve Pensionale

Në mënyrë që reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale mos ta cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit me tërheqjen e 30 për qind të mjeteve, qeveria duhet të rishikojë politikat tatimore për produktet esenciale për ta bërë më të përballueshme situatën e çmimeve të ngritura për qytetarët kosovarë.

Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, përmes një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjini, i cili ka theksuar se OEAK kërkon rishqyrtimin e iniciativës për lejimin e tërheqjes së kursimeve pensionale.

Kjo për shkak se sipas tij, kjo masë është në kundërshtim me qëllimin për të cilin një fond i tillë ekziston dhe për shkak të përfitimeve afatshkurta që një masë e tillë mund të ketë në aspektin ekonomik dhe social.

“Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të tyre pas pensionimit, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit”, është shprehur ai.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka

Ndërkaq, qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, i është dhënë kohë deri të enjten e 21 prillit që të reflektojë, ndryshe kjo temë do të adresohet në kuvendin e Kosovës.

Kështu ka deklaruar për RTV Dukagjini, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, teksa ka përmendur edhe masat e propozuara nga kjo parti politike.

“Të enjten është data 21, i kemi dhënë qeverisë kohë dhe nëse nuk realizohet atëherë ne do ta adresojmë këtë temë në kuvend dhe përmes kuvendit ta kalojmë ligjin që do të mundësojë tërheqjen”, ka thënë ai.

Sipas këtij subjekti politik, miratimi i pagave, rritja e pagës minimale në 370 euro, zvogëlimi i përkohshëm i akcizës që do të mundësonte prodhimin për sektorin privat ta ndihmonte dhe pastaj ndihma në veprimet që lidhen me investimet kapitale, janë disa nga masat e propozuara nga AAK.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Në parim tërheqja e mjeteve nga Trusti është mbështetur nga AAK, gjë që sipas tyre do të ndikonte në përmisimin e jetesës së qytetarëve.

“Për momentin ka vetëm përfitime të cilat lidhen ngushtë më faktin që qytetarët kanë nevojë për këto mjete, të cilat janë të tyre dhe qeveria është e obliguar ta bëjë”, shtoi ai.

Ndërkohë, propozimi i inicuar në kuvend nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, që t’u mundësohet qytetarëve tërheqja e 30 përqindshit në kohën e ngritjes së çmimeve, mbështetet në një arsyetim për ish-ministrin e financave, Haki Shatrin.

Kjo siç thotë ai për RTV Dukagjinin, duke u bazuar në faktin që vështirësitë e familjeve në nevojë janë rritur krahasimisht me rritjen e çmimeve dhe problemet e tjera që e përcjellin ekonominë në Kosovë.

“Se si do të mund të bëhet një verzion i përshtatshëm për tërheqjen, a do të jetë 30 për qind, a do të bëhet rimbursimi nga qeveria, a do të jenë të limituara për ata që kanë të ardhura më të vogla dhe ata që kanë të ardhura më të mëdha personale, kjo do të ishte e mundur pas diskutimeve që mund të bëhen në kuvend nëse hyn në rend dite dhe pasi të vendosë komisioni përkatës së çfarë ndryshime do të bëhen në ligjin për Trustin”, ka potencuar Shatri.

Ish-ministri i financave, Haki Shatri

Ai i ka shpjeguar disa nga mundësitë e para të qeverisë që mund t’i realziojë e që mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, pastaj përmes zhvillimit të rritet punësimi e të zvogëlohen nevojat për subvencionim ose për trajtime sociale.

“Ka plot zgjidhje. Qeveria ka mundësi të merr masa në sferën e politikave fiskale, në rregullimin e çështjes së pagesave për ata që janë në marrëdhënie pune dhe në përcjelljen e shpenzimeve të kostos së jetës në rritjen e transfereve sociale për të gjitha kategoritë që trajtohen si kategori sociale, ku hyjna të gjitha format sociale”, shtoi ai.

Megjithatë, ai e konsideron si anë negative në rast se qeveria nuk i rimburson ato dhe që qytetërët i shpenzojnë mjetet e veta.

 Ndonëse kryeministri Kurti, tërheqjen e mjeteve monetare nuk e sheh si zgjidhje, nga Trusti pensional në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjinin nuk është pohuar por as mohuar një mundësi e tillë.

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, e ka për mandat t’i administrojë dhe t’i menaxhojë kontributet pensionale të qytetarëve të Kosovës deri në pensionim. Kjo nënkupton zbatimin e legjislacionit në fuqi, i cili vendoset nga institucionet përgjegjëse të vendit. Pra, ne mund të deklarohemi vetëm për çështjet që bien në fushën e veprimit tonë institucional”, thuhet në përgjigjen e Trustit.

Objekti i Fondit të Kursimeve Pensionale

Ndryshe, mundësinë e tërheqjes së një pjese tjetër të mjeteve nga Trusti e ka kundërshtuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Deputeti Haxhiu me vetë-iniciativë kishte dorëzuar në kuvend Projektligjin për Fondet Pensionale të Kosovës, më nëntë mars.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë edhe në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika